Aksident me vdekje në Burrel, automjeti përplas këmbësorin në qendër të qytetit
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 15:01
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Burrel ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari Aqif Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar për shkaqet.

KOHA JONË SONDAZH

