Aksident me vdekje në Durrës, makina largohet nga vendngjarja
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, rreth orës 15:30. Burime për “tvklan.al” bëjnë me dije se një automjet është përplasur me një biçikletë në zonën e Spitallës, ndërsa pas plagëve të marra, ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës.
Viktima mësohet se është Ermal Arizi, 36 vjeç. Sipas informacioneve, mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa në këtë zonë ka disa kamera sigurie të cilat besohet se kanë regjistruar momentin e përplasjes. Dyshohet se makina e cila është përfshirë në këtë aksident, është një mjet tip “Renault”.
KOHA JONË SONDAZH

