Aksident me vdekje në Tiranë
Aktualitet E Mërkurë, 29 Shtator 2021 13:52
Një aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Farkë. Mësohet se një autobus pasagjerësh ka përplasur një motor. Për pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar që ishte në drejtimin e motorit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimet e rastit.
Shoferi i autobusit është shoqëruar për sqarime të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

