Aksident me vdekje në “Unazën e Madhe” të Tiranës

Mëngjesin e kësaj të hëne rreth 09:35, një aksident i rëndë është regjistruar në kthesën e Babrrusë, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja është regjistruar një viktimë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjet shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes shtetasja L.S., ndërsa këmbësorja tjetër ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Uniformat blu raportojnë se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.