Aksident me vdekje në Vlorë. 60-vjeçari përplaset nga fadroma dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vlorë.

Në kantierin e aeroportit të Vlorës ka humbur jetën një 60-vjeçar si pasojë e një aksidenti.

Siç bënë me dije policia, Rr. S. 63 vjeç, nga Prishtina ka humbur kontrollin e fadromës që po drejtonte dhe ka përplasur një trajler.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, N. Xh. 60 vjeç nga Dibra, ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

63-vjeçari është vënë menjëherë në pranga nga policia e Vlorës, teksa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?