Aksident me vdekje tek rrethrrotullimi i Shkozës në Tiranë

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës.

Sipas autoriteteve policore, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë. Si pasojëe përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP