Aksident në aksin Durrës-Tiranë, përplasen 3 makina

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin B.R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin O. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja shtetasja H. P., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi R. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?