Aksident në aksin Fier-Levan, një makinë përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës” në aksin Fier-Levan.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërkohë që si pasojë e përplasjes njeri prej mjeteve, ka përfunduar ne kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar rëndë ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja e fortë ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, në një aks me frekuentim të madhe gjatë këtyre ditëve me temperatura të lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?