Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, humb jetën 30 vjeçari
Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet, i cili po udhëtonte me motor.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në Tapizë.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 37-vjeçarin, Andi Dema.
“Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Andi Dema 37 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 16.03.2016, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin furgon tip Mercedez, me targa AA 947 JU, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.K. 30 vjeç, banues në Tirane, i cili drejtonte motorin tip Dayang, me targa CAC565”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal./Ora
KOHA JONË SONDAZH

