Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë (Video+foto)

Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, pranë lagjes “Gërhot”, rruga e Viroit.

Burime thonë se njera makinë ishte e tipit Skoda dhe drejtohej vetem nga një person i vetëm dhe tjetra ishte e tipit Ford ku në të udhëtonin tre persona, shoferi, motra dhe vajza e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht ky aksident ka përfunduar pa pasoja në njerëz , ndërsa dëme të konsiderueshme vërehen tek mjetet përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama
http://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-16-at-06.00.59.mp4?_=2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?