Aksident në aksin Koplik-Hot, plagos rëndë 13-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja
Një fëmijë ka mbetur i aksidentuar rëndë pas një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Koplik-Hot. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se i aksidentuar ka ngelur 13-vjeçari me inicialet S.D, banues në Hot Malësi e Madhe, i cili u transportua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Sakaq, pas aksidentit drejtusi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, nga shërbimet e policisë Shkodër, u bë i mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar, Mond Smalaj, 36 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe si dhe në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provë materiale automjeti me të cilin është shkaktuar aksidenti. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

