Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen nënë e bir

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, ku janë përfshirë një mjet dhe një motor.

Sipas informacioneve të para, nga aksidenti janë plagosur dy persona nënë e bir, të cilët udhëtonin me motor.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup, ndërsa drejtuesi motorit raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po heton për shkaqet e aksidentit dhe po merr masa për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?