Aksident në aksin Levan-Tepelenë. Makina del nga rruga dhe përmbyset
Aktualitet E Shtunë, 22 Korrik 2023 10:57
Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj.
Mësohet se në drejtimin e mjetit ka qenë një grua e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fierit.
Sipas policisë, drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.
Mesohet se gruaja kthehej ne Shqipëri nga Greqia.
Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
KOHA JONË SONDAZH

