Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përfundojnë në spital tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Burime bëjnë me dije se mjeti tip “Volkswagen Polo” dyshohet të ketë kryer një parakalim të gabuar në kryqëzim, duke shkaktuar tre persona të plagosur, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeti Polo, për pak, sa nuk ka përfunduar në kanal, pasi pas përplasjes me një mjet tip “Benz”, ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?