
Një aksident është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Përrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përfshirë katër automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Të plagosurit janë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.
Sipas të dhënave paraprake, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet informacion më i detajuar nga autoritetet përkatëse.
