Aksident në aksin Rrëshen-Kukës, makina përplaset me kamionin, dy të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku një automjet me drejtues një 37-vjeçar banues në Tiranë humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion, të cilin e drejtonte një 49-vjeçar nga Kosova.
Si pasojë, dy persona mbetën të plagosur. Drejtuesi i makinës dhe një pasagjere ndodhen nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan rastin në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

