Aksident në aksin Shënkoll–Rrilë, një i plagosur dërgohet me urgjencë te Trauma
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në aksin Shënkoll–Rrilë, duke shkaktuar plagosjen e një personi.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e fortë mes mjeteve njëra prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të saj, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Kristian Kola. Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi shëndetësor.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, i plagosuri është nisur më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të vijuar trajtimin mjekësor.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

