Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (30 shtator) në aksin Shkodër – Lezhë, në fshatin Gjadër.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes vihet re se makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit, është bllokuar prej 30 minutash rruga kryesore dhe kjo ka sjellë një varg kilometrik të mjeteve.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi rrethanat e aksidentit.

SHKARKO APP