Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, humb jetën një 4-vjeçar

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari, ka ndodhur mesditën e kësaj te enjteje në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri drejtohej nga një 22-vjeçare dhe tjetri nga një 38-vjeçar.

Mësohet se përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar të plagosur dhe i ka marrë jetën një 4-vjeçari, i cili udhëtonte në njërin prej mjeteve të përfshira në këtë aksident.

“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,”-njofton policia.

SHKARKO APP