Aksident në Autostradën Levan – Vlorë, makina bie në kanal shpëton shoferi

Një aksident është shënuar në autostradën Levan Vlorë pranë fshatit Bishan. Automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Fatmirësisht drejtuesi I mjetit është dëmtuar lehtë ndërsa makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Automjeti I aksidentuar tip Benz është me targa AB 171 HR. Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë.

SHKARKO APP