Aksident në autostradën Lushnje-Fier

Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në autostradën Lushnje – Fier.

Viktima, Fiqiret Gurguri, 46 vjeç, një invalid pune me probleme kardiake, po drejtonte një autoveturë tip Citroen kur ka pësuar një atak kardiak.

Makina ka përfunduar në kanal, por mjekët thanë se Gurguri kishte ndërruar jetë përpara përplasjes së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në autoveturë gjendej edhe nipi i viktimës dhe një tjetër person, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Ata i pohuan policisë së 46 – vjeçari kishte ndjerë dhimbje të forta në zemër dhe më pas kishte humbur kontrollin e makinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë nëse shkak i aksidentit ka qenë infarkti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?