Aksident në Berat, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme  në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Kombinat.

Bëhet me dije se mjeti tip Benz me targa AA779 HE ka goditur nga pas mjetin tip Range Rover me targa AA 444VC. Si pasojë e goditjes  kanë mbetur të plagosur dy shtetas.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë shumë goditje në pjesë të ndryshme të trupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat paraprake shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë lagështia në rrugë. Mjeti tip Benz ka tentuar të parakalojë, ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?