Aksident në bulevardin kryesor të Elbasanit, plagoset rëndë një djalë i ri
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme automjeti që ai drejtonte aksidentoi një biçiklist.
Ngjarja ndodhi në bulevardin “Aqif Pasha”, ku është përfshirë shtetasi D. K., 32 vjeç, i cili ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan / Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar shtetasin D. K., 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi D. K. ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

