Aksident në Elbasan, dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë
Aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit. Burime jo zyrtare bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shoferi si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet.
Mësohet se E. S. ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, e cila është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.