Aksident në Elbasan, makina përmbyset në rrugën kombëtare, plagoset shoferi
Mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare që lidh qendrën e qytetit të Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik është regjistruar një aksident i rëndë.
Sipas burimeve jo zyrtare një automjet tip “Ford” pas disa zigzageve është përmbysur në anë të autostradës.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i tij ka humbur kontrollin duke rrezikuar përplasjen me automjetet që qarkullonin në këtë aks. Ai ka pësuar dëmtime, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Ndërkohë policia nga hetimi paraprak dyshon se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore.