Aksident në Elbasan, makina përplas fëmijën, arrestohet shoferi
Një fëmijë 8 vjeç është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Fëmija A.S. është dërguar në spital, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, gjendja e tij është stabilizuar.
Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Benz”, me targa AA 719, që shkaktoi aksidentin, shtetasin Besim Vreto , 37 vjeç , banues në Tiranë, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

