Aksident në Elbasan, plagosen dy turistë izraelitë
Aktualitet E Enjte, 30 Shtator 2021 11:30
Dy turistë izraelitë janë përfshirë në një aksident rrugor pranë unazës jugore të Elbasanit. Motori me të cilën po udhëtonin dy turistët u përplas me një makinë, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.
Mësohet se gjendja shëndetësore e turistëve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

