Aksident në Elbasan, plagosen dy vajza. Policia jep detajet
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Policia njofton se kanë mbetur të plagosura dy vajza.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

