Aksident në Fier-Levan, dy të plagosur nga përplasja e dy makinave

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Fier-Levan. Aksidenti ndodhi vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”. Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, një burrë dhe një grua, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilët po dokumentojnë edhe shkaqet e mundshme të aksidentit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?