FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident në Fier-Lushnje/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital

Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një mjet tip fuoristradë, ka përplasur nga pas një mjet tip “Audi” dhe për pasojë një prej udhëtarëve në fuoristradë është dërguar me ambulancë, për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme dhe njëkohësisht po disiplinon trafikun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohen dëme materiale dhe personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë dhe po mbahet nën kontroll nga mjekët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të fuoristradës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?