Aksident në Fushë Krujë, një i lënduar

Një aksident është shënuar në aksin Thumanë-Fushë Krujë mëngjesin e kësaj të premte.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një automjet me drejtues shtetasin M.T., i cili është përplasur me një tjetër automjet, drejtuesi i të cilit mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin M. T., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?