Aksident në Fushë-Krujë, vdesin dy persona,plagosen dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të natës të së mërkurës në Fushë-Krujë, ku kanë humbur jetën 2 persona.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagour edhe dy të tjerë.

Ngjarja u shënua në superstradën Fushë- Krujë – Thumanë, ku mjeti me targa AA 166 LA është përplasur ne trafik-ndarësen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë një automjet doli nga rruga  dhe si pasojë dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia bën me dije se kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë 28-vjeçari me inicialet  R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë dhe 25-vjeçari me inicialet  A.P.  banues në Laç dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?