Aksident në Gjirokastër, një makinë del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.

Sipas informacioneve një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjerja, që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?