Aksident në Kamëz, përplasen dy urbanë, 6 të plagosur
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Kthesa e Kamzës, ku dy urbanë të së njëjtës kompani janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja janë lënduar 6 persona, të cilët janë transportuar në spital. Mësohet se njëri nga shoferët ka qenë në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).
Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

KOHA JONË SONDAZH

