Aksident në Kavajë, makina përplas motoçiklistin

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Nr. 5 në Kavajë.

Një automjet tip “Peugeot” ka goditur një motor, ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit shtetasi Limon Kazazi 47 vjeç, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit.Nga burimet policore bëhet me dije se shkak i këtij aksidenti ka qenë ecja me shpejtësi në rrugën kryesore e mjetit tip Benz, gjë që ka shkaktuar edhe përplasjen.

Sipas burimeve policore, drejtuesi i motorit ishte një shitës ambulant i qumështit dhe pasi kishte mbaruar punën në treg, ishte duke shkuar drejt banesës të tij. Mirëpo, rrugëtimi i tij përfundoi duke u shtruar për kurim në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacione i aksidentuari ka pësuar dëmtime në kokë dhe në gjoks, ose në gjuhën mjekësore politraumë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Aksident në Kavajë, makina përplas motoçiklistin, pamje nga vendngjarja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?