Aksident në Kavajë, vdesin të tre në makinë

Tre persona humbën jetën në një aksident që ka ndodhur në në rrugën kryesore Kavajë-Rrogozhinë, pranë fshatit Gosë të Kavajës . Dy persona të seksit mashkull dhe një femër kanë mbetur të vdekur, sipas policisë. Makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.nderkohe policia njoftoi se rreth orës 08:16, në Gosë të Kavajës, pranë karburant “Mancaku”, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues mjeti shtetasin V. K., ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë në një kanal me ujë, në brendësi të mjetit kanë qënë edhe dy shtetas të tjerë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën të tre shtetasit që udhëtonin në këtë mjet, V. K., 27 vjeç, M. K., 32 vjeçe dhe K. Ç., 22 vjeç.

SHKARKO APP