Aksident në Korçë, vdes një fëmijë 8 vjeç. Ndalohet shoferi
Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e sotme në Korçë pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.
Aleks Kovani, 39 vjeç që drejtonte makinën e aksidentit ma targa “AA 612 JK” është ndaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec, kur fëmija ishte duke ecur në rrugën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë.
Policia e Korçës ka dhënë edhe informacionet e para në lidhje me këtë ngjarje.
“Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz, ka ndodhur një aksident rrugor. Ku automjeti tip Mercedes-Benz, me targa “AA 612 JK”, me drejtues mjeti Aleks Kovani, rreth 39 vjeç, nga fshati Pirg, ka aksidentuar fëmijën me iniciale D.A, 8 vjeç nga Maliqi, (këmbësor).
Fëmija gjatë shoqërimit për në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë.
Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

