Aksident në kryqëzimin e Cërrikut, trajleri shtyp njeriun në biçikletë, arrestohet autori

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cerrikut.

Një trail (bot) ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë duke i shkaktuar lëndime të mëdha. I aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i trailerit është ndaluar dhe arrestuar në tentativë për t’u larguar, në hyrje të autostradës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?