Aksident në Kukës, makina përplaset me trafik ndarësen, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Kukës, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë Dukagjin.

Një shofer ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me trafikndarësen në rrugën e Kombit.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, njëri prej të cilëve është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në spital është dërguar shoferi i makinës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur  shkaqet e aksidentit, që besohet se janë ngricat në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?