Aksident në Levan-Fier, dy persona të lënduar

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan.

Mësohet se dy automjete, një tip “Toyota” dhe një tip “Opel” me targa Kosove janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që policia bën me dije se fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar radhe të gjata automjetesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej shkaqeve të aksidentit dyshohet lagështira në rrugë si edhe fushëpamja e kufizuar për shkak te shiut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?