Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor këtë mbrëmje në Lezhë. Ai po dilte nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën në momentin e aksidentit.

Drejtuesi i mjetit nuk ka arritur ta dallojë në kohë këmbësorin, duke çuar në përplasjen e tij. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?