Aksident në Librazhd, pas përplasjes makina përfundon në faqen e malit
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd. Report Tv siguron pamjet nga vendi i aksidentit ku dallohet qartë se një nga makinat në tentativë për t’i shpëtuar përplasjes ka përfunduar në faqen e malit.
Makina tip Ford mendohet se ka bërë një parakalim të gabuara dhe është përplasur me mjetin tip Peugeot, drejtuesi i të cilit në tentativë për të shmangur aksidentin ka përfunduar duke ngjitur faqen e malit buzë rrugës, megjithatë pritet që grupet e ekspertëve të zbardhin të gjithë dinamikën e aksidentit.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Librazhdit jashtë rreziku për jetën.