Aksident në Lushnjë / Automjeti përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar në bypass-in e Lushnjë, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një 43-vjeçar që lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është identifikuar si Odisa Petro, i cili po udhëtonte me biçikletë në momentin e përplasjes.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk është bërë ende e ditur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?