Aksident në minierë/ Goditet nga automjeti i rëndë, humb jetën 50 vjeçarja (Emri)

Sërish aksident me vdekje në Bulqizë. Mësohet se ka humbur jetën 50 vjeçarja Shpresa Rami. Ajo është aksidentuar teksa po seleksiononte mineralin e kromit. Ngjarja ka ndodhur në zonën D të minierës, ku ajo po punonte dhe është shtypur nga një mjet i rëndë.

Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se:

“Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit) në zonën D, të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?