Aksident në pistën e garave me makina kart, ndërron jetë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e të dielës në një pistë garash me makina, si pasojë e një aksidenti.

Policia tha se gjatë garave në pistën “Arena Karting Albania 3”, në fshatin Pjesës të Shijakut, janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve, shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?