Aksident në punë, punëtori vdes në fabrikën e peshkut të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Një 43-vjeçar, punonjës në fabrikën e peshkut në Shkodër në pronësi të familjarëve të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, ka gjetur vdekjen ditën e sotme në ambjentet e punës.

Viktima është identifikuar si Ilirjan Doçi.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se 43 vjeçari është aksidentuar nga një portë elektronike e fabrikës së peshkut “Mare Adriatik” në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës ku ky shtetas punonte.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por po vijon hetimet per zbardhjen e plotë rrethanave. /Ora News

SHKARKO APP