Aksident në Rrogozhinë, bëhen copash makina dhe fugoni nga përplasja e rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin. Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar se një makinë është përplasur keq me një fugon.
Të dy mjet janë dëmtuar rëndë, aq sa mund të thuhet se janë bërë copash. Po ashtu qytetari thotë se drejtuesi i fugonit mund të jetë plagosur.
Gjithashtu ai ka nisur edhe disa foto nga vendi, ku ka ndodhur aksidenti dhe siç shikohet edhe në foto dy mjetet nga përplasja janë bërë copa-copa.
Në foto dallohet edhe që ka forca policie në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Mesazhi i plotë:
Aksident ne Aksin Rrogozhine peqin. Besoj se te furgoni mund te jet lenduar shoferi. Se sa kishte ndodhur sna la policia te nsalonim.’’
KOHA JONË SONDAZH

