Aksident në Rrugën e Arbrit, furgoni përmbyset anës rrugës, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit.

Një automjet tip furgon është përmbysur në rrugë teksa lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

Furgoni në të cilin ndodheshin dy persona fatmirësisht nuk ka dalë jashtë rruge, ku mund të ishte fatale për personat që ndodheshin në të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që ju kanë dhënë ndihmën e parë duke i nxjerrë nga automjeti të dy personat të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?