Aksident në rrugën Gjirokastër–Kakavije, plagoset një person

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën.

Mësohet se aksidenti ndodhi në rrugën Gjirokastër – Kakavije, pranë fshatit Grapsh. Policia njofton se automjeti i cili përplasi Flamur Pashajn, drejtohej nga një 20-vjeçar i cili është shoqëruar në komisariat nga policia.

Në momentin e aksidentit 62-vjeçari po kalonte rrugën për të shkuar në anën tjetër, ku kishte parkuar automjetin e tij, kur për përplasur nga automjeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

I plagosuri është transportuar me helikopter drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij është mjaftë e rëndë. Kujtojmë se ky aks rrugor është mjaft problematik sa i takon aksidenteve, kjo për faktin e mungesës së mbikalimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Njoftimi i policisë:

Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?