Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, përplaset makina e policisë, një efektiv përfundon në spital

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Korçë-Pogradec, në fshatin Çerave, ku një “Mitsubishi” është përplasur me një makinë policie.
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.
Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP